Teksa i gjithë rrjeti i doli kundër, një ditë më parë Albano Bogdo reagoi në Instagram në lidhje me batutën e tij ofenduese ndaj Beatrix Ramosajt.
Ai nuk kërkoi asnjë ndjesë publike, përkundrazi vazhdon t’i qëndrojë sarkazmës së tij. “Na ka bekuar Zoti me 3 gjëra jashtëzakonisht të vyera si komb; Lirinë e fjalës, Lirinë e mendimit dhe ndërgjegjes dhe Kryqëzimin publik nqs përdor një nga dy të parat,” shkroi ai.
Për këtë reagim ai mori një përgjigje nga Elvis Pupa. Ky i fundit Artisti ka ndarë një video në Instagram ku shprehet: “Liria e fjalës tregon emancipimin e një kombi. Mënyra si një individ e përdor lirinë e fjalës, tregon shumë për karakterin e atij individi.”
Ndërsa Beatrix Ramosaj tha se po ndërmerr hapa ligjorë.