Një vajzë është e varur nga ngrënia e letrave higjenike të tualetit. Ajo thotë se çdo ditë ha rreth 75 fletë. Kesha, e cila jeton në Çikago vuan nga xylophagia, një çrregullim i të ngrënit që ka të bëjë me konsumin e letrës. 34-vjeçarja ka 23 vjet që ha letër higjenike çdo ditë.
Ajo beson se kjo sjellje e saj vjen nga një traumë e fëmijërisë, që pësoi në klasën e gjashtë kur u shpërngul nga shtëpia dhe nisi të jetonte me gjyshen dhe tezen e saj, por tashmë është bërë shumë e varur, raporton Ladbible.
Ajo pranon se e ka ‘të vështirë të shkojë në tualet’ nëse ha shumë dhe thotë se përjeton ‘ngërçe në stomak’. Kesha thotë gjithashtu se preferon rolet me dy shtresa, sepse ato janë më të ‘lehta për t’u tretur’.
Megjithatë, ka probleme reale me këtë zakon, pohoi doktori Kimm Dennis, i cili tha: “Nëse zorrët tuaja çahen brenda barkut, kjo mund të jetë fatale për ju. Jeni duke e vënë trupin tuaj në rrezik dhe me të vërtetë po luani ruletë ruse me jetën tuaj.”
Në rastin e Kesha-s, ajo nuk ishte në dijeni se dëshira për të ngrënë letër higjenike ishte e dëmshme për shëndetin e saj derisa foli me Kimm Dennis. Tani shpresojmë se ka kërkuar ndihmë për të ndalusr së rrezikuari veten si rezultat i varësisë së saj të çuditshme.