fbpx
Ad imageAd image

Upss! Fansat padisin Madonën

Blloku min lexim

Diva e muzikës, Madona është paditur nga dy burra në Nju Jork për vonesën në koncertin e saj të planifikuar më 14 dhjetor. Atë ditë, siç theksojnë dy burrat në padinë e tyre, ata janë prekur ndjeshëm nga vonesa e këngëtares, pasi të nesërmen duhej të zgjoheshin herët për të shkuar në punë. Ylli i popit kishte planifikuar koncertin e saj në “Big Apple”. Biletat thanë se shfaqja do të fillonte në orën 20:30, por Madona doli në skenë dy orë më vonë. Ashtu siç pritej, kjo vonesë shkaktoi reagime të forta nga fansat e saj.

Dy burrat që bënë padinë, Michael Fellows dhe Jonathan Hayden, ishin mes atyre që ndoqën koncertin. Ata theksuan se sa e vështirë ishte kthimi në shtëpi sepse shfaqja mbaroi në orën 01:00 dhe kështu u gjendën përballë mundësive të kufizuara për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, rritjes së kostove të transportit privat ose publik, apo transportit publik të kufizuar deri në fund të koncertit. Ndërkaq, në padi thuhej se:

- Advertisement -

Madonna ishte e pakujdesshme dhe nuk arriti të siguronte një performancë në kohë ose të plotë, dhe të pandehurit e dinin se çdo deklaratë në lidhje me kohën e fillimit të shfaqjes ishte, në rastin më të mirë, një supozim optimist.

Rikujtojmë, se rekordet Botërore Guinness e riçertifikuan Madonna-n me një titull të madh. Gjiganti britanik e quajti edhe një herë yllin e muzikës si “artisten femër më të shitur të të gjitha kohërave”. Sipas shifrave, Madonna e fitoi titullin pasi shiti më shumë se 400 milionë disqe gjatë karrierës së saj 40-vjeçare.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock