Prej më shumë se dy ditësh rrjeti po zien dhe është kthyer kundër aktorit Albano Bogdo për deklaratën që ai bëri ndaj Beatrix. Por, vetë humorist dhe TV ku ai zhvillon emisionin nuk kanë bërë asnjë reagim.
Ndërsa së fundmi ka reaguar vëllai i Albanos. Përmes një postimi në Instagram ai shkruan se është në mbështetje të vëllait dhe nuk e kritikon aspak për çka ndodhi.
“Fjalët e një mbreti do t`i dhembin gjithmonë mendjes së një fshatari. Në krahun tënd deri në fund të botës”, shkruan vëllai i aktorit.
Lexo edhe : https://blloku.tv/deklarata-e-albanos-ishte-ceshtje-marketingu-apo-i-doli-situata-jashte-kontrollit/