fbpx
Ad imageAd image

Deklarata e Albanos ishte çështje marketingu apo i doli situata jashtë kontrollit?!

Blloku min lexim

Albano Bogdo është një komedian mjaftë i njohur, që ne e kemi parë në disa spektakle të ndryshme humori. Ai shquhet për humorin sarkastik dhe deklaratat pa dorashka që bënë shpesh herë, por kjo e fundit ishte një bombë e vërtetë.

- Advertisement -

Prej dy ditësh rrjeti po zien për ofendimin që ai i beri Beatrix dhe Alban Ramosajt gjatë fjalimit në emisionin e tij më të ri “Albano Show”. Në një moment ai dëgjohet të thotë “A  e dini kush është Alban Ramosaj, është ai që i q*** Donaldi motrën në Big Brother”.

- Advertisement -

Sigurisht, nuk mund të ketë asnjë justifikim , që kjo ishte një deklaratë  e rëndë dhe ofenduese si për Albanin edhe për Beatrixën.

Menjëherë video është bërë virale në rrjet dhe sigurisht është pasura me komente dhe kritika të shumta. Ka pasur edhe personazhe VIP që kanë dënuar këtë veprim të humoristit dhe prej dy ditësh ai është kthyer në kryefjalën e medias. Ndërsa vetë Albano deri më tani nuk ka bërë asnjë reagim.

- Advertisement -

Në këtë situatë, natyrshëm na lind pyetja: Ajo deklaratë ishte një strategji e mirëmenduar marketingu nga ana e Albanos, apo ishte një ironi e radhës që i doli jashtë kontrollit?

Për të dyja opsionet peshorja anon nga pak. Shumica e komentuesve thonë se, kjo deklaratë tregon që Albano nuk është një komedian profesionist, është i pa kulturuar dhe duhet të marrë një dënim për këtë. Ka dhe në ata që theksojnë se, në çdo intervistë të dhënë Albano ka shprehur mendësinë e tij prej maskilisit dhe kjo ndodhi për shkak të mentalitetit.

Por pyeteni njëherë veten a është vërtetë aq “injorant” një aktor që ka përfunduar artet sa mos të kuptojë peshën, efektin dhe pasojat që ka, kur përdor gjuhë të tillë komunikimi?!

Mbase Albano mund të mos jetë i mirë profesionalisht, mbase mund të jetë edhe maskilist, por në kaq vite sa punon në media, qoftë edhe si një qytetar i thjeshtë, ai e dinte mirë se fjala që përdori është ofendim dhe e gjithë shoqëria do të “tërbohej”.

Kaq e di edhe secili prej nesh, kur shprehet në një mënyrë të tillë edhe një ambient pune apo në kafenenë e lagjes.

Prandaj nuk përjashtohet aspak mundësia, që Albano e ka marrë këtë risk me vetëdije të plotë për ta kthyer në një objekt marketingu.

Gara në media  sot është bërë shumë e vështirë, për shkak se zhvillimi i teknologjisë ka bërë edhe rrjetet sociale si një platformë mediatike më vete. Prandaj motorët e mirë të marketingut janë shumë të rëndësishëm për të bërë bujë, për të marrë shikueshmëri dhe klikime.

“Albano show” është programi i ri komedianit dhe pothuajse askush nuk ishte në dijeni dhe nuk e ndiqte. Prandaj në këtë pikë i duhej një “push up” për të përhapur lajmin kudo.

Dhe nëse do të flasim për këtë aspekt, nëse ky ishte një nga qëllimet e Albanos, mund të themi se ia arriti “ me sukses”. Tani të gjithë po flasin për emisionin e tij!

Pavarësisht se ai po “kryqëzohet” për deklaratën ndaj Beatrixës, në këtë rast anti -reklama po i shkon si një reklamë mjaftë e mirë për emisionin.  Në çdo rrjet social po njohin dhe po ndjekin “Albano show”.

Pra deri këtu ekziston mundësia që gjithçka ishte e mirëmenduar.

Ndërsa duke marrë parasysh se tashmë si mund të hidhet në gjyq për diskriminim, për ofendim publik, apo mund të ndëshkohet nga AMA për përdorimin e platformës mediatike në qëllime dashakeqëse, atëherë ekziston dhe opsioni tjetër që; Albano u tregua i pa matur dhe situata i doli jashtë kontrollit.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse Beatrix do ta kalojë situatën në pikën ligjore dhe presim të gjithë reagimin e autorit të kësaj zhurme mediatike.

Nga Blloku TV

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO