Hulumtimi thotë se femrat kanë nevojë për rreth 20 minuta më shumë gjumë se meshkujt, sepse truri i tyre është më kompleks dhe punon më shumë ndërsa kryejnë shumë detyra gjatë ditës.
Shkencëtarët zbuluan se femrave u nevojiteshin rreth 20 minuta më shumë gjumë në krahasim me meshkujt – dhe thanë se kjo ndodhte sepse truri i femrës punon më shumë gjatë ditës.
Studimi u krye në një grup mostër prej 210 burrash dhe grash të moshës së mesme.
“Një nga funksionet kryesore të gjumit është të lejojë trurin të rikuperohet dhe të riparohet”, tha për Mail Online autori i studimit Jim Horne, një ekspert i gjumit.
“Gjatë gjumit të thellë, korteksi – pjesa e trurit përgjegjëse për kujtesën e mendimit, gjuhën dhe kështu me radhë – shkëputet nga shqisat dhe kalon në modalitetin e rikuperimit.”
Prof Horn tha se sasia e gjumit ishte e nevojshme nga kompleksiteti dhe intensiteti i aktivitetit të trurit gjatë ditës.
Ai tha: “Sa më shumë të përdorni trurin tuaj gjatë ditës, aq më shumë duhet të rikuperohet dhe, rrjedhimisht, për aq më shumë gjumë keni nevojë. Gratë priren të kryejnë shumë detyra – ato bëjnë shumë në të njëjtën kohë dhe janë fleksibël – dhe kështu ato përdorin më shumë trurin e tyre sesa meshkujt. Për shkak të kësaj, nevoja e tyre për gjumë është më e madhe. Mesatarja është 20 minuta më shumë, por disa gra mund të kenë nevojë pak më shumë ose më pak se kjo.”
Megjithatë, ai tha se burrat që kanë punë komplekse që përfshijnë shumë “vendimmarrje dhe të menduarit ” kanë gjithashtu të ngjarë të kenë nevojë për më shumë gjumë sesa meshkujt me aktivitet mesatar.
Studimi zbuloi gjithashtu se gjumi i dobët tek gratë ishte i lidhur me një sërë efektesh anësore. Nivele të rritura të shqetësimit psikologjik dhe ndjenja më të mëdha armiqësie, depresioni dhe zemërimi u reflektuan tek gratë që flinin keq, por jo tek burrat.