Gazetarit, Bledi Mane, duket se nuk i ka dalë akoma inati me fituesin e “BBV2” Luiz Ejlli dhe herë pas here e thumbon. Gjatë një emisoni televiziv, duke përmendur faktin që tashmë çdokush ka akses në internet, Mane po nënkuptonte votat që i dha publiku Ejllit në spektaklin e njohur.
“Trushplarët e pa arsimuar votojnë, ashtu si mua që mund të kem mbaruar masterin dhe ky është defekti më i madh i kësaj demokracie, sepse këta trushpëlarët të marrin më qafë.
Këta trushplarët nxjerrin fitues në një shoë televiziv një njeri nga rruga, i japin çmimin e parë një kënge sharlatane,” tha Bledi.
Mane tha se deklarata e tij është në përgjithësi, por në fakt duket një kunjë e hedhur për Luizin, tani presim reagimin e këtij te fundit.