Kufiri mes të ftohurës dhe bronshitit është i hollë sa një fije peri, thonë mjekët.
Sipas tyre, një kollë e thjeshtë mund të transformohet në një problem më të rëndë me mushkëritë, nëse pacienti nuk tregohet i vëmendshëm ndaj simptomave.
Kolla është një nga simptomat më dominuese të të ftohurës.Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kolla është një instrument i vënë në punë nga imuniteti për të eliminuar sekrecionet e tepërta të mbushura me toksina dhe baktere.
Por nëse kolla vazhdon edhe pasi e ftohura është larguar, atëherë duhet të shkoni menjëherë tek mjeku.
4 shenjat treguese që e ftohura ka kaluar në bronshit:
Një njeri i vëmendshëm mund ta kuptojë nëse e ftohura ka kaluar në bronshit në rastet kur: Kolla zgjat më shumë se dy ose tre javë.
Ka temperaturë,
Kolla shoqërohet me sekrecione të plota dhe me ngjyrë.
Ka vështirësi në frymëmarrje ose frymëmarrja shoqërohet me fishkëllima.