fbpx
Ad imageAd image

Sara Hoxha fler për Ledionin dhe rikthimin e tij te BBVA 3

BllokuTV min lexim

Sara Hoxha, e ftuar në “Më lër të flas” u është përgjigjur pyetjeve të binjakëve Veshaj, duke konfirmuar edhe një herë faktin që edicionin e tretë të “BBVA” do e moderojë Ledion Liço, rikthimin e tij në ekran, si dhe e ka cilësuar edicionin e ri të reality show-t si “fenomenal”.

Fillimisht, ajo pranoi se bashkëshorti i saj, Ledion Liço, do të jetë moderatori i spektaklit:

- Advertisement -

“Po, Ledioni do të moderojë “BBVA 3”, duke cekur edhe rikthimin e tij në televizion: “Rikthimi i Ledionit në televizion nuk është kërkësë e imja personale. Ai është shkëputur nga televizioni. Mund të jem edhe unë arsyeja dhe gjendja ime emocionale. Historia jonë është shitur si histroria e Hirushes që u martua me një nga pronaret e institucionit ku punonte dhe jeta e tij do shkonte vaj.  Por një njeri që ka pasur ëndrra e të mëdha, që ka lënë Ersekën për Tiranën dhe ka gjetur “Amerikën” e tij dhe jetën e tij në Top Channel, ku ka punuar për 20 vite”.

Ajo shtoi se kjo dekadë që kanë lënë pas nuk ka qenë e lehtë për ta:

- Advertisement -

“Nuk ka qenë i lehtë ky 10-vjeçar që ne kemi lënë pas. Ledioni është një profesionist, është më i miri në punën që bën, unë e them këtë me modesti. Do të jetë një risi, një ndryshim që nuk do përkrahet lehtë nga publiku në fillim”, u shpreh Sara, duke nënkuptuar kështu se është në dijeni të “rrezikut” që sjell moderimi i Ledionit, pasi publiku është mësuar me prezantimin e Arbana Osmanit (siç edhe e ka komentuar shpeshherë)”.

Megjithatë, Sara u shpreh se “Big Borther Vip Albania” këtë vit do të jetë “fenomenal”: “Ju siguroj që “BBVA” këtë vit do të jetë fenomenal, me banorë të jashtëzakonshëm dhe supriza. Me super personazhe”, u shpreh ajo.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO