fbpx
Ad imageAd image

Saimir Kodra paralajmëroi padi ndaj Egla Cenos, reagon vëllai i aktores

Blloku min lexim

Moderatori Saimir Kodra, ka paralajmëruar padi penale ndaj Egla Cenos, pasi kjo e fundit i ka bërë një akuzë të fortë, duke pretenduar se ai rreth 24 vite më parë i ka kërkuar favore seksuale për një vend pune në Top Albania Radio.

Në lidhje me këtë debat, ka reaguar Beso Ceno, vëllai i aktores Eglë Ceno, i cili është shprehur se nuk ka shumë dijeni në lidhje me çështjen, por tha se do ta mbështeste motrën e tij në këtë kauzë.

- Advertisement -

Ai tha se është çështje shumë e rëndësishme dhe se duhet t’i shkohet deri në fund.

Nuk isha në dijeni. Kam parë shumë pak video sepse kam qenë i zënë. Personalisht jam një djalë që jam larguar herët nga Shqipëria, rritur me mentalitet europian, por i ngelur në kohë me jetën shqiptare.

- Advertisement -

Jam disi tradicional, mbase më shumë se rinia e kohës time. Mbështes shumë kauzat e femrave. Nga Egla kam mësuar shumë. Nuk di të them shumë, sepse duhet të kesh informacion. Ajo do të ketë përkrahjen time.

Është serioze t’i shkojmë deri në fund, sepse nuk janë gjëra që ndodhin vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën”, tha ai.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock