fbpx
Ad imageAd image

Rrjeti iu kundërvu, reagon babai i boksieres algjeriane: Është një vajzë e vogël që do sportin!

Blloku min lexim

Boksierja algjeriane, Imane Khelife ka bërë bujë në mbarë botën dhe është bërë një nga konkurrentet më të përfolura pasi kundërshtarja e saj Angela Carini, u largua vetëm 46 sekonda në ndeshjen e tyre në “Paris 2024”.

25-vjeçarja ishte një nga dy atletet e përjashtuar nga kampionati botëror i vitit të kaluar në Nju Delhi pasi nuk përmbushi kriteret e përshtatshmërisë gjinore dhe për këtë u kritikua shumë në rrjet, me shumë persona që kërkonin që ajo të përjashtohej.

- Advertisement -

Së fundmi ka zgjedhur të reagojë dhe babai i boksieres, Amar Khelife, i cili thotë se kritikat janë “imorale”, pasi ishte pikërisht ai që e nxiti Imanen të shkonte deri në fund dhe të fitonte medaljen e artë për vendin e saj.

Imane është një vajzë e vogël që e ka dashur sportin që në moshën 6-vjeçare, ajo ka luajtur futboll. Këto kritika dhe thashetheme synojnë të destabilizojnë Imanen, ata nuk duan që ajo të jetë kampione e botës.

- Advertisement -

Unë i them asaj t’i tregojë se e kanë gabim në ring dhe shpresoj që ajo të nderojë Algjerinë dhe vendet arabe dhe të fitojë medaljen e artë. Ajo është modeli ynë dhe ne duam të jemi si ajo dhe të nderojmë Algjerinë”, u shpreh Amar.

Ai vazhdoi të tregojë një dokument zyrtar të datës 2 maj 1999, ku thuhet se Khelife Imane ka lindur femër.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO