Një burrë rus, i cili pomponte krahët e tij plot me vaj për të fryrë bicepset është penduar për transformimet e bëra. Kirill Tereshin është “Popeye rus” pasi i kishte fryrë krahët, por kjo i ka shkaktuar atij probleme të mëdha dhe madje i rrezikojnë jetën.
Mësohet se ai injektoi rreth tre litra vazelinë në krahët e tij, e cila bllokoi rrjedhjen e gjakut në muskujt e tij dhe ka vrarë disa nga indet. Atij iu desh të bënte një seri operacionesh për t’i hequr fryrjet. Ndërsa rrezikonte që t’i priteshin krahët.