fbpx
Ad imageAd image

Pse lojtarët i shqyejnë çorapet?

Blloku min lexim

E keni vënë re në këtë kampionat europian? Shumë futbollistë kanë vrima në çorape – por pse është kështu?

Jude Bellingham, Bukayo Saka dhe Connor Gallagher, janë disa prej lojtarëve anglezë të Kampionatit Evropian që e kanë një të përbashkët.

- Advertisement -

Ky nuk është problem i kualitetit të çorapeve, por ata e bëjnë për një arsye shqyerjen e tyre.

“Sportistët duan që të ulet presioni në muskujt e pulpës dhe të parandalojnë ndonjë lëndim apo dhimbje gjatë dhe pas ndeshjes. Edhe Kyle Walker ka bërë një gjë të tillë dhe e ka shpjeguar arsyen pse i shqyen ato”, ka shkruar mediumi zviceran “20min” të shtunën dhe më pas ka shfaqur deklaratën e mbrojtësit të Manchester Cityt.

- Advertisement -

“Çorapet janë shumë të ngushta dhe më bëjnë presion në pulpën e këmbës. Ideja e shqyerjes së çorapeve ka qenë ulja e presionit në to”, ka deklaruar Walker.

Por, mjeku sportiv i Grasshopperit, klubit zviceran, ka thënë se ky është vetëm mit.

- Advertisement -

Kur e kam parë, e kam pyetur veten nëse është punë mode. Është mit absolutisht. Shumica e lëndimeve muskulore ndodhin në kofshë. Lëndimet në pulpë janë shumë më të rralla”, ka thënë mjeku sportiv Stefan Froehlich.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock