fbpx
Ad imageAd image

Prindërit në Korenë e Jugut izolohen në një dhomë dhe arsyeja do t’ju habisë!

Blloku min lexim

Evetmja gjë që lidh çdo dhomë të vogël në “Happiness Factory” me botën e jashtme është vetëm një hapësirë nga ku mund të merret ushqimi, nuk lejohen telefona apo laptopë. Banorët e këtyre qelive janë me uniforma burgu blu, por nuk janë të burgosur. Ato kanë shkuar në këtë qendër në Korenë e Jugut për një përvojë izolimi, për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve të tyre.

Shumica e njerëzve të izoluar kanë një fëmijë që është tërhequr plotësisht nga shoqëria dhe kanë ardhur të mësojnë vetë se çfarë do të thotë të jesh i shkëputur nga bota. Qëllimi i skemës është të mësojë njerëzit se si të komunikojnë më mirë me fëmijët e tyre. Shpresa është se izolimi do t’u ofrojë prindërve një kuptim më të thellë të fëmijëve të tyre.

- Advertisement -

Djali i Jin Young-hae ka tre vjet që është izoluar në dhomën e tij të gjumit. Meqenëse e kalon kohën vetë në izolim, zonja Jin e kupton pak më mirë “burgun emocional” të 24-vjeçarit.

Kam pyetur veten se çfarë kam bërë gabim, është e dhimbshme të mendosh. Por ndërsa fillova të reflektoja, fitova njëfarë qartësie.

- Advertisement -

Djali i saj ka qenë gjithmonë i talentuar dhe pritshmëritë ndaj tij ishin të mëdha.

Djali i saj ka qenë gjithmonë i talentuar dhe pritshmëritë ndaj tij ishin të mëdha.

- Advertisement -

Ai shpesh ishte i sëmurë, luftoi për të mbajtur miqësi dhe përfundimisht zhvilloi një çrregullim të të ngrënit, duke e bërë të vështirë shkuarjen në shkollë.

Kur djali i saj filloi të ndiqte universitetin, ai dukej se po shkonte mirë, por një ditë, u tërhoq plotësisht. Duke e parë të mbyllur në dhomën e tij, duke lënë pas dore higjienën personale dhe ushqimin, i theu zemrën. Edhe pse ankthi, vështirësitë në marrëdhënie me familjen dhe miqtë dhe zhgënjimi nga mospranimi në një universitet mund të kenë prekur djalin e saj, prandaj ai heziton të flasë. Kur Jin erdhi në ‘Fabrikën e Lumturisë’, ajo lexoi shënime të shkruara nga të rinj të tjerë të izoluar.

Etiketa:
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock