“Më kërkove të fshija fotot”, debatojnë Drini dhe Dea. Moderatori: Ke ndienja për mua?

Blloku
Nga
min lexim

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar zyrtarisht, Drini intervistoi Dean në “Top Arena”, ku të dy dukeshin shumë të afërt me njëri tjetrin dhe pyetjet ishin pak të sikletshme.

Ndër pyetjet e gazetarit ishin se pse e ka hequr foton nga profili i saj, nëse shoqet e saj mendojnë që është i bukur, apo nëse ka ndjenja për të.

Drini: Pse ne të dy nuk kemi asnjë foto në Instagram?

Dea: Ne e kishim një, por ti më kërkove që ta fshija

Drini: Unë?

Dea: Nuk e priste që ta thoja, por nuk më mban më shpirti Drin

Drini: Me kë ishe në Mykonos?

Dea: Isha vetëm

Drini: Foto si i bëjë?

Dea: Nuk kam bërë asnjë foto, s’kishte kush, po ti mos u bëj xheloz

Drini: Mund ta thonë për mua shoqet e tua që ke të dashurin më të bukur?

Dea: Po patjetër, do thoshin sa i mirë, nuk jam aq xheloze

Drini: Pra ti ke ndjenja për mua?

(Dea qesh)

Drini: E mora përgjigjen

Çifti përfundojnë intervistën me një kërcim, ndërsa Dea i thotë: Mua nuk më ke, por të paktën ke një pozicion të ri pune.

Shpërnda artikullin