ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Princi Harrry humb gjyqin me Daily Mail, do t’i paguajë 50 mijë paund

by Blloku
12/12/2023
Reading Time: 2 mins read
378 20
0
Princi Harrry humb gjyqin me Daily Mail, do t’i paguajë 50 mijë paund

Princ Harry është urdhëruar t’i paguajë 48,000 paund Daily Mail, pasi humbi një çështje për shpifje kundër tabloidit britanik. Mes shumë padive të ngritura nga djali i vogël i Mbretit Karli III kundër një gazete britanike, njëra lidhet me një artikull për mbrojtjen e tij nga policia gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar.

Në artikullin e diskutueshëm, të botuar në shkurt 2022, Harry akuzohet se ka gënjyer dhe është përpjekur të mbajë sekret, një kërkesë drejtuar qeverisë për t’i dhënë atij mbrojtje nga policia ndërsa ishte në Britani.

Pasi kërkesa e tij u refuzua në gjykatë, gjyqësori e urdhëroi atë të paguante 48,447 paund deri më 29 dhjetor. Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle janë larguar nga familja mbretërore dhe Britania e Madhe, kështu që ata nuk kanë më të drejtë për mbrojtje policore në kurriz të taksapaguesve britanikë.

RELATED STORIES

Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

11/05/2026
Djali i të ndjerit Michael Jackson zbulon faktin se pse babai i tij ua mbulonte fytyrat me maska!

Djali i të ndjerit Michael Jackson zbulon faktin se pse babai i tij ua mbulonte fytyrat me maska!

03/06/2026

Djali i Mbretit, i cili për këtë arsye ndonjëherë duhet të përdorë mbrojtjen private me shpenzimet e tij, kërkoi të ishte në gjendje të përdorte mbrojtjen e policisë, të paguar nga fondet e tij, kur ishte në Mbretërinë e Bashkuar. Gjykata e hodhi poshtë këtë kërkesë në maj.

Harry më pas nisi një çështje të dytë, duke sfiduar ndërprerjen e mbështetjes sistematike për sigurinë e tij ndërsa ishte në vendin e tij.

Ankesa e Harry-t kundër Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar lidhet më konkretisht me vendimin e autoriteteve në shkurt 2020 për t’i dhënë atij mbrojtje policore vetëm rast pas rasti.

Tags: gjyqpadiPrinc Harry

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro