fbpx
Ad imageAd image

Pezullohet dhe vihet nën hetim këngëtari holandez, incidenti dyshohet se ka lidhje me Izraelin

Blloku min lexim

Këngëtari holandez Joost Klein nuk është paraqitur për të performuar në finalen e festivalit Europian të këngës, Eurovision.

Siç raportojnë mediat e huaja, dyshohet se Klein është pezulluar dhe është nën hetim nga organizatorët e Eurovision për një incident të ndodhur dje.

- Advertisement -

Megjithatë mbetet ende e paqartë se për çfarë incident bëhet fjalë, ndonëse zërat thonë se ka lidhje me ndonjë gjest ndaj pjesëmarrësve izraelitë.

Megjithatë mbetet ende e paqartë se për çfarë incident bëhet fjalë, ndonëse zërat thonë se ka lidhje me ndonjë gjest ndaj pjesëmarrësve izraelitë.

- Advertisement -

Këngëtarja izraelite është pritur me kundërshti të forta si në skenë edhe në rrugët e qytetit organizator, Malmo të Suedisë, ku mijëra qytetarë kanë dalë në një marshim kundër “gjenocidit” izraelit në Gaza.

Ditën e djeshme, kur këngëtarja izraelite Eden Golan u pyet se çfarë mendonte për shqetësimet e shumta për sigurinë në këtë spektakël, moderatorët e ndërprenë duke i thënë se “nuk ka nevojë t’i përgjigjesh pyetjes”, por holandezi Joost Klein ndërhyri duke thënë “pse jo?”.

- Advertisement -

Megjithatë është e paqartë nëse pezullimi i tij ka lidhje me këtë incident, teksa pritet tashmë vendimi nëse do të performojë apo jo.

Disa raportime të tjera thonë se stafi i këgnëtarit Joost Klein është përplasur fizikisht me një gazetar izraelit, i cili ka tentuar të provokojë.

Klein ka vënë në dukje disa herë frikën e organizatorëve nga incidentet në festival për shkak të pjesëmarrëses izraelite, madje teksa kjo e fundit ishte duke folur për mediat, ai ka mbuluar kokën me bluzë

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO