Fundviti na sjell gjithmonë edhe Festivalin e Këngës në RTSH. Almeda Abazi do të jetë prezantuesja e edicionit të 62-të të festivalit të RTSH-së.
Mësohet se, modelja shqiptare e cila prej vitesh jeton me familjen e saj në Turqi, do të rikthehet në vendlindjen e saj për evenimetin më të rëndësishëm së muzikës.
Por në prezantimin e spektaklit gjigand, ajo nuk do të jetë vetëm. Të njëjtat burime, thonë se djali që do ta shoqërojë është gjithashtu moderator dhe bëhet fjalë për Xhani Shqerrën.