fbpx
Ad imageAd image

Pas ndarjes, Bes Kallaku thumbon Xhensilën?

Blloku min lexim

Bes Kallaku publikoi së fundi projektin e tij më të ri muzikor, i cili titullohet “Intrigante”. Menjëherë pas kësaj fansat kanë aluduar se këtë këngë, Besi ia ka kushtuar ish-bashkëshortes së tij Xhensila Myrtezaj, me të cilën ka edhe 2 fëmijë, vajzën Ajka dhe djalin Amen.

Zërat u shtuan më shumë nga një ndër vargjet e këngës, ku aktori citon se femra në fjalë i ka kërkuar 1 mijë paund për mamin e sëmurë që e ka në spital. “ Zemra do mi nisësh 1000 paund se e kam mamin sëmurë, e kam në spital” thuhet në një ndër vargjet e këngës së këngëtarit.


Kjo solli ne kujtese faktin që në fillimet e njohjes, Besi i kishte qëndruar pranë Xhensilës në momentet e saja më të vështira, duke i dhuruar gjak nënës së këngëtares, e cila ndodhej në spital, dhe ishte një gjendje të renduar shëndetësore. Dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare vetëm disa muaj më parë, ndërsa ishte Besi ai që konfirmoi lajmet për ndarje, duke treguar se fëmijët qëndrojnë me ish-bashkëshorten.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock