fbpx
Ad imageAd image

Osman Mula: Arti s’tregon vlerat e tij, artistët i quajnë dajrexhinj

Blloku min lexim

Regjisori dhe kompozitori i mirënjohur Osman Mula në një rrëfim për emisionin “Odeon” u shpreh se në Shqipëri mungojnë këngët me tekste, e se mbi të gjitha parapëlqehet imazhi se sa një produkt muzikor me vlerë të lartë artistike. Artisti u ndal edhe te Festivali i Këngës.

Mula: Shqetësimi nuk është vetëm i imi, po edhe i publikut sepse këdo që takoj më thotë: Hë more Osman, ato këngët e dikurshme i këndojmë dhe nëpër gëzime familjare nëpër dasma si nuk këndojmë një këngë sot? Çfarë ka ndodhur? Nuk është se tani nuk bëhen produksione të mira, madje bëhen më të mira seç i kemi pasur ne. Bëhen të masterilizuara, me sterio, bëhen nga aparatura të jashtëzakonshme, nga orkestartorë të shkëlqyer, po kënga si material është i dobët. Veshjen e ka të shkëlqyer, po t’ia heqësh atë veshje dhe t’i thuash bëj një xhiro në breg të detit, thua kjo është ajo që ishte e veshur ashtu, është tjetër gjë komplet.

- Advertisement -

Po thoni në plan të parë është imazhi dhe muzika mbetet dytësore?

Artistat i quajnë si dajrexhinj, e thonë se ka nevojë ky popull për kllouna. Është fyerja më e madhe. Ky është problemi i parë. I dyti problem është ai i financave. Nuk dinë të financojnë. Duhet të jesh servil që të marrësh honorare apo projekte, e cila është jashtë staturës së artistit. Aty nuk je më artist.

- Advertisement -

Kontrolli i shtetit në art dhe politizimi i tij për kënaqësi të pushtetit zhvlerëson artistët.

Ti e ke shkatërruar artin, e ke politizuar. Nuk është më arti i tij, është arti i atij. Në momentin që bëhet arti i atij nuk është më art. Në qoftë se gjithë dyqanet në Shqipëri janë hapur me shumicë, i vetmi dyqan që në atë lagje ka qenë apo në atë rrugë ka qenë ai i disqeve. Ai është mbyllur, ka qenë i vetmi në Shqipëri. Nuk ka një dyqan që ti mund të blesh një Artiola Toskë, mund të blesh një Aleksandër Gjokë. Që këtu ti i ke thënë artistit: ti je i ngordhur. Ju duhet të më luteni mua që t’ju ushqejë si ai zogu që fut rrëmbimthi diçka te goja”, shprehet ai.

- Advertisement -

Osman Mula tregoi në “Odeon” edhe për rrugëtimin e ndritur si kompozitor i këngëve më të shumëdashura për publikun, për drejtimin shumëvjeçarë të Festivalit të Këngës në pultin e regjisorit, për dashurinë e pafundme për instrumentin e saksofonit, si dhe për pasionin e kahershëm për pikturën që po njeh dritën e telajos vitet e fundit.

Etiketa:
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock