fbpx
Ad imageAd image

Një nga truprojat e Drake plagoset rëndë nga të shtënat në shtëpinë e reperit 

Blloku min lexim

Një nga truprojat e Drake plagoset rëndë nga të shtënat në shtëpinë e reperit. Incidenti vjen në mes të një grindjeje të nxehtë reperash, ndërmjet Drake dhe Kendrick Lamar, me këngë replikuese dhe shpifje publike të shkëmbyera mes tyre.

Autoritetet nuk konfirmuan nëse Drake, emri ligjor i të cilit është Aubrey Graham, ishte në shtëpi në kohën e të shtënave, por thanë se ekipi i tij po bashkëpunon. Të shtënat ndodhën rreth orës 2 të mëngjesit të së martës në lagjen e pasur Bridle Path të Torontos.

- Advertisement -

Inspektori i policisë së Torontos, Paul Kraëczyk tha se pamjet e të shtënave ishin gjetur dhe roja i plagosur, është shtruar në spital.

Sulmuesi i dyshuar thuhet se është parë duke u larguar nga zona me një automjet. Dëshmitarët i thanë mediave kanadeze se roja i sigurisë kishte pësuar disa plagë me armë zjarri, duke përfshirë një në gjoks.

- Advertisement -

Javët e fundit, Drake ka qenë i përfshirë në një mosmarrëveshje rep me Kendrick Lamar, ku secili artist  lëshon replika fyese duke sulmuar tjetrin.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO