Epo jemi mësuar tashmë me “çudirat shqiptare”, që shpesh herë në lënë pa fjalë. Këtë herë janë disa adoleshentë ata që kanë shënuar çudinë e radhës. Adoleshentët në Shqipëri kanë hapur një peticion online. Nuk kërkojnë kushte më të mira në shkollat e tyre, qendra teknologjike, argëtimi, apo mundësi trajnimi në fusha të rëndësishme të jetës. Ata kërkojnë që grupmosha 15-16 vjeçare të këtë mundësinë që të pajiset me patentë.
“Dua të ndryshoj moshën e ligjshme të drejtimit të makinës në Shqipëri nga 18 në 15 vjeç. Shumica e 15-vjeçarëve që njoh dinë të ngasin shumë mirë dhe mezi presin të mbushin 18 vjeç për të drejtuar një makinë legalisht por pse jo ligjërisht edhe kur jemi 15 vjeç. Kërkojmë nga të gjithë shqiptarët të na ndihmojnë”, shprehen ata.
Deri në këto momente, ky peticion ka marrë rreth 3800 nënshkrime dhe objektivi i nismës është sigurimi i 5 mijë nënshkrimeve.