Ndarja e Olsi Bylykut dhe Egli Takos vazhdon të jetë në qendër të medias rozë. Trazirat nisën sërish kur Egli postoi disa fjalë të aktores Meryl Streep, gjë që u mor si reagim nga rrjeti e mediat për lidhjen e re të Olsi Bylykyt.
Nga ana tjetër, Olsi i cili deri tani kishte qëndruar në heshtje lidhur me lajmet që qarkullonin, pas reagimit të Eglit postoi një video nga makina, ku duket se mohonte lidhjen e tij të re, të shumëpërfolur.
Këto postime të fundit nga dyshja Egli-Olsi, janë diskutuar edhe në studion e “Shqipëria Live”, ku ka qenë e ftuar Fjorentina Halili, ish-banore e BB.
“Unë mendoj që mes Eglit dhe Olsit mund të ketë pasur ndonjë problem shumë të madh në familje, që mbase nuk e kanë respektuar Eglin dhe ka gjetur këto fjalë për t’a thënë. Pjesë e shoëbiz jemi, kur dalim jashtë edhe dëgjojmë. Njohim njerëz që mund t’i njohin ata dhe me të dëgjuar kanë thënë që edhe familja ka ndërhyrë pak”, është shprehur Fjori.