Këngëtari Sardi Strugaj ka folur për herë të parë për arsyet e largimit nga gara në Festivalin e Këngës në RTSH.
Në provat e “Dancing With The Stars” ai i rrëfeu partneres së tij në kërcim se ka dëgjuar se fitorja i është premtuar njërës prej konkurrenteve, konkretisht këngëtares Elsa Lila, por theksoi se nuk do i vinte keq po të fitonte ajo.
Ndër të tjera këngëtari tha se shkak i vendimit të tij ka qenë fillimisht fokusi në spektaklin e kërcimit, ndërsa shi se një tjetër arsye ishte sipas tij, niveli shumë i ulët i festivalit.
“Është muhabet shumë i ulët. Kjo më erdhi keq, që festivali ka rënë në nivel kaq të ulët. Ta dish ti kush është shkaku… Ndihem në siklet, do e them në një moment tjetër. M’u duk shumë joprofesional, nuk e meriton festivali që të ketë një nivel të tillë. M’u duk niveli i festivalit shumë i rëndë. I festivalit jo i artistëve.
Po e fitoi Elsa, në rast se e ka këngën e mirë aq sa vjet, ose edhe më të mirë, e meriton pa dyshim, jam fans i këngës vjet. Nuk më vjen keq edhe nëse do isha në garë me të, po thjeshtë ta meritojë”, tha Sardi.