Telefoni është bërë një mjet i domosdoshëm dhe i përdorshëm nga të gjithë ne, madje në vitet e fundit është kthyer në varësi. Por, duhet ta mendoni dy herë përpara se të bëni një telefonatë, gjithmonë nëse gjendeni në një nga këto 10 vende. Bisedat e gjata në celular mund të kthehen në bezdi për shumëkënd…Imagjinoni një person që flet me zë të lartë në dyqan. 10 vendet ku nuk duhet ta përdorni kurrë telefonit dhe arsyet pse janë këtu:
Rrugë
Rrugët e ngarkuara me makina, persona që i japin biçikletës apo motorëve me shpejtësi kthehen në një rrezik nëse ju e keni mendjen tek celulari dhe jo në rrugën ku jeni duke shkelur.
Dyqan
Nëse jeni hutuar nga biseda në celular teksa duhet të bëni pazaret ju nuk e keni mendjen as tek blerjet, as tek personat që ju afrohen. Këta të fundit mund të jenë hajdutë xhepi që përfitojnë nga shpërqendrimi juaj për t’ju futur duart në çantë.
Restorant
Respektoni njerëzit që ulen me ju në tavolinë duke qenë të pranishëm në bisedë.
Sallon bukurie ose SPA
Në botën e sotme me ritme gjithnjë e më të shpejta, është e rëndësishme të gjesh kohë për t’u çlodhur dhe për t’u kujdesur për veten. Respektoni faktin që edhe klientët e tjerë po marrin pak kohë për veten, ndërsa parukierët apo estetistët po punojnë. Ndaj, shmangni celularin.
Autobus
Imagjinoni një autobus plot me pasagjerë, mbi 100 syresh që flasin të gjithë në telefon në të njëjtën kohë. Dërgoni mesazhe nëse keni diçka urgjente dhe shmangni bisedat e gjata në celular.
Spital
Në një vend si spitali, imagjinoni një ekip mjekësh që angazhohen në situata kritike për jetën, ndërsa tek veshi i qëndroni ju me bisedat në telefon. Por, ka edhe një arsye tjetër: valët e celularit mund të interferojnë (ndërhyjnë) në disa pajisje mjekësore duke penguar funksionimin e tyre.
Avion
Kur piloti ju thotë se është koha për të fikur celularin, bëjeni. Nuk është vetëm se të folurit në telefon është i bezdisshëm për pasagjerët e tjerë, por valët mund të ndërhyjnë në sinjalet e radios që piloti përdor me qendrën e kontrollit.
Në intervistë pune
Kur intervistoni apo intervistoheni për punë, vëmendja e plotë duhet të jetë në bisedën në fjalë. Nuk ka rëndësi nëse intervista është e drejtpërdrejtë apo përmes Zoom-it. Vëmendja duhet të jetë tek pyetjet dhe përgjigjet.
Kur jeni në radhë
Askush nuk do që të jetë i bllokuar në radhë me ju duke dëgjuar bisedat në telefon. Por, e rëndësishme është që të keni mendjen tek radha dhe të nxirrni dokumentet apo portofolin kur të jeni tek sporteli.
Ambient pune
Ju ndani hapësirën me njerëz të tjerë dhe ata ka të ngjarë të duan të përqendrohen te puna në heshtje për të maksimizuar produktivitetin. Flisni me kufje në vend të bisedave të gjata me zë apo kamera.