fbpx
Ad imageAd image

Luizi njofton mbarimin e kontratës me Top Channel, kush është kompania që do ta marrë në menaxhim

Blloku min lexim

Luiz Ejlli ka njoftuar zyrtarisht shkëputjen e kontratës 1-vjeçare me Top Channel, që kishte të gjitha të drejtat e imazhit të artistit nga Shkodra i cili u shpall fitues i Big Brother Vip vitin e kaluar.Në një story në instagram, Luizi falenderon Top Channel për bashkëpunimin 1-vjeçar, pak ditë pasi u bë një vit nga finalja e madhe e Big Brother Vip.

Kontrata e një viti më parë u komentua shumë në rrjet, duke qenë se Luizi firmosi në kushte izolimi.

- Advertisement -

Kjo ngjalli edhe zemërimin e familjarëve të tij të cilin kishin hapur një fond që ndjekësit të dhuronin para për Luizin, që ato të mos shkonin për Top Channel.

Me miratimin e Luizit në dhomën e rrëfimit, ky fond u anulua, por ndjekësit u revoltuan ashpër ndaj televizionit.

- Advertisement -

Por kush do të jetë kompania që do të ketë nën menaxhim imazhin e Luizit tani e tutje?

Vetë artisti eshte parë kohët e fundit nën shoqërinë e shumë artistëve nga Kosova. Nga ana tjetër, Jetmir Agaj i njohur ndryshe kohët e fundit si menaxheri i Bardhit konfirmoi se kanë arritur marrëvehjen për një kontratë menaxheriale me Luizin, por pa përcaktuar një afat kohor.

- Advertisement -

Ky afrim i Luizit në Kosovë ka ngritur dyshime se ai do të jetë pjesë e Big Brother Vip Kosova, ku Arbana tashmë ka nisur punë për edicionin e ardhshëm.

Ajo u pyet për këto zëra disa javë më parë, por zgjodhi të mos i mohojë duke forcuar akoma më shumë dyshimet e ndjekësve.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO