fbpx
Ad imageAd image

“Lëpirësa, të paaftë”/ A po përçahen artistët shqiptarë? Lum sulmesh dhe përplasjesh

Blloku min lexim

Deri para 10 viteve në ekranet tona numri i spektakleve të humorit, këngët, festivalet, filmat kanë qenë më të pakta në numër, por kanë patur shumë harmoni dhe punë të palodhur. Të cilat ne i kujtojmë me nostalgji edhe sot. Me kalimin e kohë teksa teknologjia eci, mundësitë u shtuan erdhi në rritje edhe numri i artistëve, të paktën kështu konsiderohen në botën e shoë-bizit.

- Advertisement -

Por, këto ndryshime dhe mundësia që në një rrugë të lehtë mund të bëhesh VIP apo ‘artist”, egoja për fama dhe etja për para, duket se ka hyrë deri në palcën e artistëve dhe mes tyre kanë nisur përçarjet.

Këtë fakt nuk e themi ne jo. Por, Blloku Tv ka bërë një vëzhgim dhe shkojmë në përfundimin se ka përçarje mes artistëve.

- Advertisement -

Po e nisim nga aktorët e filmave dhe spektakleve të humorit, sepse aty ka patur më shumë përplasje. Aktorët që janë larguar nga portokallia nuk kanë kursyer kritikat dhe thumbat qoftë për ish-kolegët apo për të gjithë programin.

Kujtojmë se pak javë më parë gjatë interviste televizive  ai solli në studio zhapikun e tij. Dhe me ton ironie ai theksoi disa herë që zhapiku quhet Sali dhe është prezantues spektakël humori. Që në fakt linte hapur të kuptoje që ky ishte një thumb për Salsanon, i cili është moderator i ‘Portokallies’ dhe të gjithë miqtë e thërrasin Sali.  Teksa vazhdonte me një ton të ashpër, Veleshnja u shpreh se Sali lëpinë dhe të spiunon është si gore, por është frikacak.

- Advertisement -

Përplasjet mes tyre kanë qenë të hershme. Sepse në Në vitin 2021 Veleshnja u shpreh se paroditë e aktorit Aleks Sitajt  nuk duhet të dëgjohen nga adoleshentët, pasi ai tregon se është homoseksual. Asokohe Salsano ka hedhur thumba ndaj Rezartit me anë të një postimi në rrjete sociale. Ai ka postuar një video ku ka interpretuar si femër në “Portokalli”, njëjtë si roli i Vezires që ka Aleksi.  Me sa duket marrëdhëniet e tyre nuk kanë qenë aspak mirë dhe madje ata kanë rezerva edhe përsa i përket talentit si aktorë.

Së fundmi edhe Florian Binaj ka rezervat e tij për kolegët që kanë mbetur në Portokalli. Sipas tij vitet e fundit në këtë format humori u bë një kthesë e madhe dhe u morën në punë njerëz që nuk kishin të aftë, por kishin më pak kosto për kompaninë. Binaj deklaron se në “Portokalli” u morën njerëz pa merita dhe iu dha hapësirë.

Ashtu sikur thamë mes aktorëve situatat kanë qenë të nxehta këto kohë. Pak ditë më parë Eriselda Shllaku shprehu pakënaqësi të shumta ndaj aktorit të humorit Agron Llakaj. Ajo tha se në prapa skenë ai është mendjemadh dhe hiqet si superior ndaj punonjësve.

Dua të kujtoj bashkëpunimin me Agron Llakaj. Unë e kam vlerësuar si profesionist, dhe nga ekrani më është dukur natyrë e thjeshtë, popullor. Por në bashkëpunimin që kam patur me të, ai ka një ndjesi superioriteti ndaj të tjerëve. Unë mendoj që artisti duhet të jetë i thjesht, edhe kur është në pozicionin e një regjizori apo të drejtimit të një stafi”, u shpreh ajo.

Dhe teka rrejti zien nga këto komente, kanë ardhur disa deklarata të tjera por këtë herë ndaj Ermal Mamaqit. ka reaguar i indinjuar pas një diskutimi në emisionin e Grida Dumës për filmat shqiptarë. Aty për të diskutuar për filmat ishin personazhe të tillë si Ledion Liço apo Ermal Mamaqi.

Pikërisht kjo gjë e ka revoltuar aktorin e madh, që prej vitesh jeton në Amerikë. “Epo kur arrihet “arrita” që edhe një farë “Erëmender” Mamaqi, një artist idiot organik, të diskutojë për filmat dhe krijuesit e ish- Kinostudios, i duhet vënë kapak një herë e mirë artit e artistëve kinematografik shqiptar, dje, sot edhe për 100 vjetët e ardhshëm”, shkruan aktori i madh.

Një ditë më parë kritika për Ermal Mamaqin ka shprehur edhe Arben Derhemi.AI ka bërë së fundmi një InstaStory që të gjithë po ja nisin Ermal Mamaqit.

Sa me dhimbje lexojmë qe pseudo humoriste bëhen “producente filmash”. Dhe akoma me dhimbje i dëgjojmë që ofendojnë figura qe me aq sakrifica e pune ja kane dale te bejne art ne kohet me te vështira, jo duke u zvarritur si larva dhe duke lepire e bere lolot e cdo lloi pushteti e pasunari… Ps. Uulen malet u ngritën halet”, shkruan ai.

Përplasje mes balerinëve

Ilir Shaqiri dhe Tan Brama janë përplasur virtualisht vitin e shkuar pas një deklarate që ky i fundit në një intervistë televizive, ku theksoi se balerini e kontaktonte vetëm për interes. Ky koment solli reagimin e fituesit të “Big Brother VIP”, i cili tha se ishte ziliqar.

Shaqiri ka patur disa debate edhe me balerinin e DWTS, Eltonin. Përplasjet e tyre nisën që në BBV dhe po vazhdojnë ende në spektaklin e kërcimit.

Gjatë një puntata partnerja në kërcim e Eltionit, Ina Kollcaku, pati një përplasje të fortë me Ilirin, pasi sipas saj ky i fundit nuk po vlerësonte kërcimin e saj por po bazohej në hatërmbetjet personale me Eltionin.

Gjithçka nisi nga një koment i balerinit në prapaskenë, ku u shpreh se nuk i interesojnë pikët e Ilirit, e sakaq ky i fundit e nisi gjykimin e tij bazuar te kjo deklaratë e Eltionit.

Ndërkohë edhe Lori Bala u kryqëzua nga ndjekësit pasi në një puntatë i foli ashpër dhe pa respekt një prej balerinave.

Përplasjet mes këngëtareve

Mes këngëtareve përveç kunjave me këngë, debatet dhe përçarjet ndodhin për festivalin e Këngës në RTSH. Një gjë e tillë ka ndodhur mes dy këngëtarëve të njohur, Juliana Pasha dhe Frederik Ndoci.

Ky debat ka ardhur si pasojë e një pyetjeje gjatë lojës ‘Ndaje ose haje’, ku Juliana Pasha ka konsideruar performancën e Ndocit si më të dobëtën në Eurovizion. Mirëpo, këngëtari nuk e ka pritur aspak mirë këtë deklaratë.

Madje  Vëllezërit korçarë, Stefi dhe Endri Prifti duket se nuk kanë pasur një eksperiencë të mirë me Festivalin e këngës në RTSH. Madje dyshja as nuk e ka në mend që të konkurojë sërish aty. “Nëse nuk ndërgjegjësohet juria e festivalit, nuk do marrim pjesë asnjëherë. Deri sa të ringjallet Zoti përsëri, atëherë marrin fund në Shqipëri këto probleme’, është shprehur Endri.

Ndërkohë nuk mund të harrojmë deklaratën e bujshme të Albanao Bogdos. Në një moment teksa po ironizonte largimin nga muzika të këngëtarit Alban Ramosaj dhe Fero, në një mënyrë ofenduese Bogdo prezantoi Alban Ramosajn

A e dini se kush është Alban Ramosaj? A e dini se kush është Alban Ramosaj. Është ai tipi që…..në Big Brother”, tha ai.

Duke shtuar pastaj se janë të shumta rastet kur VIP-at në të gjitha fushat thumbojnë njeri-tjetrin në rrjetet sociale. Por, këto janë disa nga rastet që faktojnë hapur se artistët po përçahen.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO