Dyshja e njohur e këngëtarëve Vesa Luma dhe Big Bast do të kthehen përfundimisht në Shqipëri. Prej vitesh sëbashku me djalin e tyre ata jetojnë dhe punojnë në Zelandën e Re, por tani do kthehen në vendin e tyre.
Teksa foli më shumë rreth jetesës në Zelandën e Re, gjatë intervistës Vesa tregoi arsyen se pse ajo dhe bashkëshorti i saj papritur morën këtë vendim për tu rikthyer në vendin e tyre. Duke thënë se ajo dhe Bigu nuk janë njerëz stabël që qëndrojnë gjatë vetëm më një vend.
“Në përgjithësi, kemi qëndruar 6 vjet. Unë kam ardhur dhe kam ikur kohë pas kohe, por nuk kam mundur të adaptohem 100 për qind, por kur është fëmija në mes, duhen bërë ca sakrifica që shumica prej nesh i di. Unë edhe Geri nuk jemi njerëz që e duam stabilitetin jemi këtu dhe këtu do rrimë, këtu do përfundojmë. E quajmë më shumë veten banorë të globit, por sa herë kthehemi në Shqipëri dhe Kosovë, sikur na ngre vendi, familja … Kur i vendosëm në peshore, thamë që duhet t’ia lejojmë edhe djalit të rritet me gjyshërit, të përjetojë edhe kënaqësinë e të qenit fëmijë bashkë me gjyshërit, me kushërinjtë, me shoqëri të re, me fjalë shqip më shumë dhe ja ku jemi”, tha këngëtarja.