fbpx

Ky burr i lodhur nga pagesa e qirasë vendosi të jetojë në shpellë

Blloku min lexim

Të mbijetosh në jetën moderne është e vështirë. Ka fatura për të paguar dhe plot shpenzime në jetën e përditshme. Kështu, kur Daniel Shellabarger AKA Suelo, u lodh nga kjo, vendosi të jetojë për 15 vitet e ardhshme në një shpellë. Duke u shfaqur në Only Human, Suelo përshkroi pse ai zgjodhi të jetonte ëndrrën e njeriut modern të shpellave dhe si ishte ajo. 

Ai tregoi se kishte mbetur pa para dhe ishte mjaft i kënaqur me rrjedhën e ngjarjeve. Për Suelon, dikush mund të mendojë se ishte pagesa e qirasë që e shtyu banorin e shtëpisë të bëhej njeri i shpellave. Por kishte diçka shumë më të thellë pas vendimit të tij. Suelo tregoi se ishte në depresion të rëndë për shkak të jetës së tij moderne dhe arriti deri në atë pikë sa mendoi vetëvrasjen. Kur vendosi të jetonte në shpellë gjeti lirinë dhe një rrugëdalje nga depresioni.

Unë nxora paratë nga xhepi dhe shkova në një kabinë telefonike në Pensilvani dhe i vendosa sipër dhe i lash t’i merrnin ata që kishin nevojë. Kur e bëra atë ishte vërtet mistike për mua, dola jashtë dhe thjesht ndjeva sikur liria po derdhej mbi kokën time. Dhe u ndjeva plotesisht i lirë. Nuk ka rëndësi ku jam sepse në çdo vend ndihem sikur jam në shtëpi”, tha ai.