Një foto e cila po qarkullon në rrjete sociale ka zbuluar detaje rreth aktorit Matthew Perry, një ditë para vdekjes së tij. Matthew Perry u pa të drekonte me një grua 24 orë para vdekjes së tij. Në fotot e publikuara nga TMZ, ai shihet në shoqërinë e gruas me flokë të zeza, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.
Imazhet janë realizuar të premten, më 27 tetor rreth orës 14:30 në hotelin Bel-Air në Los Angeles, Kaliforni. Dëshmitarët okularë i thanë TMZ se të dy u ulën në tryezë për më shumë se një orë, por Matthew mezi preku ushqimin ose pijen e tij.
Matthew Perry u gjet nën ujë në vaskën e tij të nxehtë nga asistenti i tij. Perry besohet se është mbytur, megjithëse shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është përcaktuar. Një rezultat fillestar i autopsisë është ‘shtyrë’, me raportet toksikologjike që do të pasojnë.