Blloku
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

“Kur ne ziheshim bëhej spektakël”, Amos thyen heshtjen për divorcin e të motrës: Unë gjithmonë…

Blloku by Blloku
11/05/2024
in Celebrities
386 12
0
“Kur ne ziheshim bëhej spektakël”, Amos thyen heshtjen për divorcin e të motrës: Unë gjithmonë…
548
SHARES
2.5k
VIEWS

Elia Zaharia dhe Princ Leka u divorcuan zyrtarisht më 25 prill 2024, pas një kalvari të gjatë në dyert e gjykatës. Në media u aludua se divorci erdhi për shkak të tradhtisë, pasi Princ Leka ka krijuar një marrëdhënie të re me fotografen Blerta Celibashi.  Vëllai i Elias, Amos Zaharia, ditën e sotme ka folur për herë të parë për këtë situatë dhe divorcin e motrës.

I ftuar në “Vizioni i Pasdites”, në Vizion Plus, Amos tha se askush nuk e do divorcin, por kjo gjithashtu është njerëzore. Ai tha se kanë kaluar një periudhë të vështirë, për shkak edhe të gjithë lajmeve që kanë qakrulluar në rrjet, por thotë se mbështetja e tij për Elian është e pakushtëzuar.

Amos Zaharia: Në fillim kemi qenë “Tommy e Jerry”. Kur unë dhe Elia ziheshim bëhej spektakël, e merrte vesh një lagje e tërë. Por me kalimin e viteve, aq më shumë mik bëhem me Elian. Mosha dhe pjekuria na ka bashkuar dhe vijon të na bashkojë. Kemi raport shumë të mirë, Elia është një mikeshë shumë e mirë. Ka këshilla praktike dhe është me këmbë në tokë. Unë deri në moshën 12-13 vjeçare kam qenë një makth për familjarët e mi. Prindërit na kanë dhënë të dyve dashuri të pakushtëzuar. E ndjej veten me shumë fat. Ne jemi gjithmonë protektivë ndaj njëri-tjetrit. Sa herë që secili nga ne përballet me një sfidë familja është mbështetja e parë. Unë jam pranë Elias me gjithë qenien time kur ajo ka nevojë për mua.

Problemet i bashkojnë edhe më shumë njerëzit sepse krijohet më shumë ndjesia e unitetit. Unë jam aty për të sa herë ajo të ketë nevojë dhe anasjelltas.

Askush nuk e do divorcin. Në momentin që gjen një person me të cilin martohesh, mendon se kërkimi i gjysmës tënde ka marrë fund, ndodh që nuk është gjithmonë ky rasti. Këto janë njerëzore. Patjetër që është tronditëse për mua si vëlla, si miku i saj më i mirë. Por nga ana tjetër kjo tronditje nuk do të ndihmojë që kjo gjë të mos kishte ndodhur. Duhet të përballesh me faktet dhe të ecësh përpara. Ne këtë po bëjmë. Çdo gjë është kalimtare në jetë. Njeriu është qenie e fortë.

Tags: AMOS ZAHARIAElia Zahariarrefim

Related Posts

Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim
Celebrities

Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

11/05/2026
Djali i të ndjerit Michael Jackson zbulon faktin se pse babai i tij ua mbulonte fytyrat me maska!
Celebrities

Djali i të ndjerit Michael Jackson zbulon faktin se pse babai i tij ua mbulonte fytyrat me maska!

03/06/2026
Jay Z dhe Beyonce bashkëpunëtorë të Diddy-t? Rrjeti “shpërthen” ndaj çiftit
Celebrities

Jay Z dhe Beyonce bashkëpunëtorë të Diddy-t? Rrjeti “shpërthen” ndaj çiftit

30/09/2024
Nëna e saj ndërroi jetë, Nicole Kidman u largua menjëherë nga Festivali i Filmit në Venecia dhe çmimin e madh e tërhoqi…
Celebrities

Nëna e saj ndërroi jetë, Nicole Kidman u largua menjëherë nga Festivali i Filmit në Venecia dhe çmimin e madh e tërhoqi…

09/09/2024
Loredana plane për fëmijë me Karim së shpejti? Ja detaji që ngriti dyshimet
Celebrities

Loredana plane për fëmijë me Karim së shpejti? Ja detaji që ngriti dyshimet

09/09/2024
Vdekja e Matthew Perry nga mbidoza e ketaminës, njëri nga mjekët e pranon fajësinë
Celebrities

Vdekja e Matthew Perry nga mbidoza e ketaminës, njëri nga mjekët e pranon fajësinë

31/08/2024

© 2026 Blloku TV - Pjesë e Nikola Media Group. | Ndërtuar dhe Monetizuar nga KaizenX .

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Astro
  • Beauty
  • Blog
  • Bota
  • Celebrities
  • Contact
  • Entertainment
  • Fashion
  • Gastro
  • History
  • Kontakt
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Marketing
  • My Feed
  • My Interests
  • My Saves
  • Në Bllok
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Travel
  • Voto
  • Well Being
    • Shëndet

© 2026 Blloku TV - Pjesë e Nikola Media Group. | Ndërtuar dhe Monetizuar nga KaizenX .