Përdorimi i Tik -Tok është shtrirë gjerësisht në të gjitha vendet e botës dhe nga të gjitha moshat. Për këtë arsye shpesh herë aty mund të kalojnë video, pamje e të cilave nuk kanë përmbajte të këndshme.
Një gjë të tillë e ka bërë një grua indoneziane. Ajo është dënuar me dy vjet burg pasi postoi një video ku shqiptoi një frazë islamike para se të hante mish derri.
Lina Lutfiawati, 33 vjeçe, u fajësua për “nxitje të urrejtjes” ndaj individëve dhe grupeve besimtare. Gjithashtu ajo u gjobit me 16.245 dollarë. Dënimi i saj mund të zgjatet tre muaj më shumë nëse nuk paguan. Influencerja ka më shumë se 2 milionë ndjekës në Tik -Tok dhe drejton një biznes në Indi.
Lina përdor edhe emrin Lina Mukherjee duke qenë se admiron filmat e Bollywood, por identifikohet si myslimane. Konsumimi i mishit të derrit është rreptësishtë i ndaluan në fenë islame.