ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Koncert në Tiranë! Jason Derulo shpreh dëshirën për bashkëpunim me Bebe Rexhën, Dua Lipën dhe Rita Orën

by Blloku
10/08/2024
Reading Time: 2 mins read
394 4
0
Koncert në Tiranë! Jason Derulo shpreh dëshirën për bashkëpunim me Bebe Rexhën, Dua Lipën dhe Rita Orën

Artisti ndërkombëtar Jason Derulo do të ngjitet në skenën e Spectapolis në stadiumin “Selman Stërmasi” mbrëmjen e sotme për një koncert që pritet të jetë një ngjarje madhështore për adhuruesit e muzikës. I njohur për hitet e tij globale si “Want to Want Me,” “Talk Dirty,” “Swalla,” dhe “Savage Love,” Derulo ka bërë emër për performancat e tij energjike, kërcimet mbresëlënëse dhe vokalet e fuqishme.

Në prag të koncertit, Derulo ka ndarë disa detaje ekskluzive për fansat e tij. Ai ka premtuar një shfaqje unike, duke thënë: “Do të jetë një show i vërtetë. Ajo që po krijojmë është shumë e veçantë. Pothuajse ndryshe nga çdo koncert i mëparshëm. Do të performoj hite nga më të vjetrat tek më të rejat. Nga 2009 në 2024.”

Ky nuk është koncerti i parë i Derulo në Shqipëri. Ai ka ndarë një lidhje të veçantë me vendin dhe kulturën shqiptare, veçanërisht për shkak të ushqimit të shkëlqyer që i pëlqen shumë. “E shijoj shumë ushqimin. Sot kam pasur eksperiencën më të mirë të kulinarisë,” shprehet Derulo.

RELATED STORIES

Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

11/05/2026
Djali i të ndjerit Michael Jackson zbulon faktin se pse babai i tij ua mbulonte fytyrat me maska!

Djali i të ndjerit Michael Jackson zbulon faktin se pse babai i tij ua mbulonte fytyrat me maska!

03/06/2026

Në lidhje me bashkëpunimet e tij muzikore, Derulo ka ndarë mendimet e tij për projektet e kaluara dhe të ardhshme. Ai e veçon bashkëpunimin e tij me Michael Bublé, duke e quajtur atë një eksperiencë të veçantë. “Michael Bublé ka qenë gjithmonë i preferuari im. Ky bashkëpunim ka qenë i ndryshëm sepse ishte ai që më dha idenë.”

Përveç kësaj, Derulo është i hapur për mundësinë e bashkëpunimeve të reja me artistët shqiptarë. Ai ka shprehur admirim për artistët si Dua Lipa dhe Bebe Rexha dhe ka treguar interes për të punuar me ta në të ardhmen. “Më Ritën kam qenë në Australi. Bëmë Voice bashkë. Ka qenë eksperiencë shumë e bukur. E njoh dhe Dua Lipën dhe Bebe Rexhën. Nuk kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj ende me to, por ku i dihet. Me këngën e duhur dhe rrethanat e duhura do më pëlqente shumë të bashkëpunoja me artistët shqiptarë.”

Koncerti i Jason Derulo në stadiumin “Selman Stërmasi” premton të jetë një ngjarje e paharrueshme për adhuruesit e muzikës, dhe ndoshta një hap i rëndësishëm për lidhjet e ardhshme muzikore ndërkombëtare.

Tags: bebe Rexhaderulodua liparita ora

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro