fbpx
Ad imageAd image

Keni vështirësi me zgjimin në mëngjes? Lexoni këto këshilla super efektive!

Blloku min lexim

Vështirësia e zgjimit nuk ka të bëjë vetëm me faktin që ju pëlqen gjumi dhe i urreni mëngjeset, por ndikojnë edhe faktorë të tjerë siç janë stili i jetesës, ilaçet, problemet shëndetësore etj. Të tjerë faktorë janë stresi, ankthi, depresioni dhe dhimbjet kronike.

Një tjetër arsye mund të jetë fakti që ju për të paktën 2 net keni qëndruar, ndoshta një natë në lokal me shoqërinë ose punoni në turnin e natës dhe kështu është çrregulluar orari biologjik me të cilën ishte mësuar trupi.

- Advertisement -

Pasi të keni kuptuar arsyet pse ju ndodh kjo gjë, duhet të ndiqni këto këshilla:

– Të krijoni “axhendë” për gjumin, të flini dhe të zgjoheni çdo ditë në të njëjtën orë. Ju duhet nga 7 deri në 9 orë gjumë për t’u zgjuar me energji.

- Advertisement -

– Rregullo rutinën para gjumit. Me shumë mundësi nuk flini para se të kontrolloni çdo rrjet social, ose më keq akoma, ju zë gjumi me telefon në dorë dhe është një nga gabimet kryesore për shëndetin mendor dhe gjumin sigurisht. Gjithashtu nuk duhet të pini kafe të paktën 6 orë para se të flini.

– Të mos e shtyni më alarmin me idenë “hë se edhe 3 minuta do zgjohem” sepse gjumi në këtë formë me shkëputje ju bën të ndiheni akoma edhe më të lodhur, përveç faktit që asnjëherë nuk zgjat vërtet 3 minuta. Kështu që zgjidhja për këtë, është që ta lini telefonin larg vetes që të mos e fikni alarmin gjysmë përgjumësh pa e kuptuar orën.

- Advertisement -

– Ushqehuni shëndetshëm sepse është një tjetër arsye që tregon për energjinë tuaj gjatë ditës, aq më tepër në mëngjes kur kemi vështirësi të mbledhim veten. Duhet të hani më tepër fruta të freskëta dhe të thata, perime, gjithashtu të pini sa më shumë lëngje (pa gaz dhe pa sheqër).

– Bëni aktivitet fizik. Duke qenë se është e vërtetuar që ndihmon në reduktimin e stresit, ankthit dhe depresionit, është një tjetër mënyrë për të bërë gjumë të mire.

– Qëndroni në diell sepse përveçse ndikon në rregullimin e rrahjeve të zemrës, përmirëson edhe cilësinë e gjumit. Vetëm pak rreze të marrësh në mëngjes, do ju shkojë gjithë dita me energji të mirë, kështu që këshillohet të flini me grilën/perden pak të hapur ose totalisht.

Nëse i provoni këto mënyra dhe asnjëra nuk funksionon, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj sepse mund të keni shqetësime te tjera shëndetësore dhe nevojën e trajtimit me ilaçe.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock