Nuk janë të rralla rastet kur këngëtarët qoftë shqiptarë apo të huaj kopjojnë tekste dhe muzikën e njëri-tjetrit. Këtë herë është bërë kopjimi i të gjithë klipit.
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka publikuar disa ditë më parë projektin më të ri muzikor në bashkëpunim me Brunon dhe Klajdi Harunin të titulluar “Xhane Xhane”. Kënga e cila u pëlqye menjëherë nga publiku, sot numëron mbi 1 milion klikime në YouTube.
Mirëpo së fundmi është vënë rese klipi i artistëve është i ngjashëm me atë të këngës së njohur të Beyonces në bashkëpunim me grupin Coldplay- ‘Hymn for the Weekend’.
Dafina nuk ka bërë asnjë reagimi, por hidhuni i një sy fotove ju dhe na thoni nëse janë vërtetë të ngjashëm klipet?!

