fbpx
Ad imageAd image

Silluni mirë me trupin tuaj! Gisele Bundchen tregon ‘betejën’ me alkoolin

Blloku min lexim

“Duhet të sillemi mirë me trupin tonë”, kështu është shprehur supermodelja Gisele Bundchen  teksa tregonte në një intervistë se është mjaft e përkushtuar në rrugëtimin e saj për t’u shëruar nga e shkuara.

- Advertisement -

Teksa fliste për  ‘People’ ajo rrëfeu se prej dy vitesh nuk ka pirë asnjë pije alkoolike dhe arsyet pse e ka ndërmarrë këtë vendim. Gisele u shpreh se e bëri këtë për të pasur një jetë më të kthjellët.

Menjëherë pasi mbusha 40 vjeç, ndjeva një diferencë shumë të madhe mes konsumimit të një gote vere dhe faktit që nuk pija fare. Shoqëria e pranon konsumimin e një gote vere dhe njerëzit thonë se është e shëndetshme, por për mua nuk ishte kështu”, tha supermodelja, duke shtuar se “pyeti” trupin dhe vendosi që konsumimi i alkoolit dhe kafeinës nuk ishte i shëndetshëm për të.

- Advertisement -

Më tutje ajo tregoi se kur ndërpreu konsumimin e alkoolit, u ndje më prezente. Bundchen, që prej ndarjes nga ish-bashkëshorti, Tom Brady, me një vendim të përbashkët, e ka theksuar se po përqendrohet te mirëqenia e saj shëndetësore dhe mendore.

Isha më e qartë. Më parë ndihesha më konfuze. Tanimë, jam shumë e mprehtë, prezente dhe vërej gjëra që s’i kisha vënë re më parë. Kur nuk pi, fle shumë më mirë. Ndonjëherë, ne mund të distancohemi nga trupat tanë sepse po u largohemi vetes. Mendoj se kur e risjell veten në të njëjtën linjë me trupin dhe thjesht je prezent, është fantastike, sepse sillesh mirë me trupin. Merr frymë, rilidhesh”, përfundoi ajo.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock