fbpx
Ad imageAd image

Ja edhe një tjetër rast! Flamuri kombëtar po kthehet në trend botëror

Blloku min lexim

Simboli i shqiponjës dykrenare të flamurit kombëtar Shqiptar është duke u kthyer në një trend botëror. Tashmë duket se dashuria e yjeve botërore për flamurin shqiptar nuk është më sekrete. Ata gjithnjë e më shumë po shfaqen në publik me veshje ku të stampuar mbajnë shqiponjën simbol të identitetit të shqiptarëve.

Pas bujës që bëri reperi me famë botërore Drake, i cili shfaqej në një videoklip i veshur me një xhaketë ku të stampuar kishte shqiponjën dykrenare, të tjerë personazhe kanë surprizuar ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

- Advertisement -

I fundit është sportisti amerikan Joshua Keith Palmer, një futbollist i suksesshëm në Los Angelos, në ligën kombëtare të futbollit. Ai ka publikuar një foto ku shfaqet brenda një stadium, dhe veshur mban një bluzë të kuqe që në pjesën e pasme ka të stampuar një shqiponjë në ngjyrë të zezë.

- Advertisement -

Nuk dihet nëse futbollistin Plamer e lidh diçka tjetër me Shqipërinë, ashtu si reperi Drake i dedikoi këngën një shqiptareje në videoklipin ku të veshur mbante xhaketën e famshme. Por Plamer njihet gjerësisht për stilin e veçantë të veshjes.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock