Familja e aktorit të ndjerë Matthew Perry po planifikon që pasurinë e tij ta ndajë për njerëzit në nevojë. Të afërmit e aktorit kanë folur për qëllimin e tyre për Fondacionin me emrin e të ndjerit. Në një njoftim thuhet se ata si familje dëshirojnë të nderojnë trashëgiminë e Matthew.
“Potenciali që ka Fondacioni Matthew Perry për të ndihmuar ata që vuajnë nga sëmundjet është diçka për të cilën jemi krenarë”, theksohet në deklaratë. Perry, i njohur për rolin e tij si Chandler Bing në serialin Friends, ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare. Aktori u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. Roli i Perryt në “Friends” e bëri atë një prej aktorëve më të njohur në botë. Seriali u transmetua nga viti 1994 deri më 2004, duke fituar çmimin Emmy më 2002 për serialin komik më të mirë.
Perry u nominua për çmimin Emmy për rolin e tij në Friends. Ai po ashtu kishe luajtur në filma të tjerë, sikurse “Fools Rush In” dhe “The Whole Nine Yards”. Perry kishte folur hapur për problemet e tij me varësinë nga alkooli. Funerali i Matthew u mbajt më 3 nëntor, në Forest Lawn Memorial Park. Miqtë dhe të afërmit ishin të pranishëm, përfshirë edhe 5 yjet e “Friends” dhe të gjithë u emocionuan kur dëgjuan këngën që u mbajt në ceremoni. Ishte kënga e Peter Gabriel e vitit 1986 “Don’t Give Up”, me Kate Bush.