Shqipe Hysenaj, ish-konkurrentja e “Përputhen” është futur sonte në “Big Brother VIP Kosova 2”. Shqipja mori vëmendjen me hyrjen e saj në shtëpi e veshur me kostum popullor. Gjithashtu ajo është përcjellë për në banesë me këngën “xhamadani vija-vija”.
Një gjë tjetër që ra në sy është edhe veshja e saj Shqipes, e cila ishte e veshur me veshje kombëtare dhe në këmishën e saj e pati të vendosur “Shqipërinë Etnike”.
Muaj më parë, kur ndjekësit e pyesnin nëse do futej në Big Brother VIP, Shqipja deklaronte se asokohe nuk i kishte ardhur ftesë pasi kishin frikë se ajo do ja digjte klikimet, duke nënkuptuar se do bënte namin.
“Nuk më ka ardhur ftesë dhe ofertë as te i Kosovës, as te i Shqipërisë…. Kishin hall mos i digjeshin klikimet dhe se mos shkonin 3 milion subscriber me mua. Por më keq më ka ardh nga Kosova se vjet e mora ftesën nga Ben Blushi”, shkruante Shqipja.
Epo me sa duket vetë Shqipja ka dashur ta mbajë të fshehtë këtë ftesë. Tani të shohim si do të ecë rrugëtimi i saj në BBVK.