Puntata e sotme në Për’puthen ka patur shumë tensione..
Emisioni filloi me një përplasje të fortë mes Albës dhe Anisës. Kjo e fundit u shpreh se Alba është manipulatore dhe gënjeshtare, referuar historisë që konkurrentja tregoi për divorcin dhe keq trajtimin nga familja e ish-partnerit.
Teksa po përballeshin sot në emision Anisa tha se ndihet e ofenduar për shkak se Alba e kishte telefonuar në 12 të natës dhe i kishte kërkuar që të takohej me një shokun e saj.
“Mua nuk më zhyt dot në errësirën që je zhytur vetë, ta kesh të qartë. Më ka rrahur shumë jeta“, u shpreh Anisa.
Në atë moment ngrihet në këmbë një nga djemt the i thotë Albës “Ti do bëje orgji që i kërkon kësaj të të bashkohet në mes natës me shokët e tu”.
Në atë moment situata u agravua edhe më tepër ndërsa Alba po kërkonte pak minuta për të sqaruar situatën.