fbpx
Ad imageAd image

Gjithmonë 2 hapa para! Rihanna sjell Met Gala 2023, sipas mënyrës së saj

BllokuTV min lexim

Rihanna vijon të na mahnisë me stilin e saj dhe këtë herë, ka sjellë eventin Met Gala, 2 ditë më parë se ai të zhvillohet.
 
Rihanna u shfaq e veshur me një fustan me pupla të bardhë, kapele, një pellush bardhë e zi, taka dhe syze me logon e markës Chanel, si një homazh dhe nderim për Karl Lagerfeld.

“Nuk është e hënë” shkroi Riri në albumin e postuar dhe ne mendojmë që kur duket kaq yll dy ditë para eventit, imagjino si do të jetë në Met Gala 2023 (gjithnjë, nëse do të paraqitet).

- Advertisement -

Ky vit mund të themi se është për Rihanna-n, pas performancës në Super Bowl, ku zbuloi se është shtatzënë, më pas në Oscars, premtimit për një album të ri dhe sigurisht, suksesit të markës së saj, Fenty. Meqë ra fjala te shtatzënitë, sërish Riri vendos standarde të reja në veshjet e saj të mëmësisë, duke thyer kështu mite dhe mendime se si duhet të vishen gratë shtatzëna.

Këngëtarja është nënë e një djali dhe në pritje të një bebushi tjetër, me partnerin A$AP Rocky.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock