fbpx
Ad imageAd image

Genti deklaroi se fituesi i BBV3 për të ishte Juli, kundërpërgjigjet Egla: Më ka surprizuar për…

Blloku min lexim

Aktori Gentian Zenelaj ka qenë i ftuar së fundmi në “Pushime On Top”, ku ka folur më shumë për fëmijërinë, karrierën e jetën private. Ai mes tjerash është pyetur edhe për Big Brother VIP, formatin që tash e disa vite bën bujë të madhe.

Artisti ka treguar vazhdimisht mbështetjen për Julian Dedën, me të cilin ka raporte shumë të mira.

- Advertisement -

Zenelaj mes tjerash u pyet edhe për fituesen e këtij edicioni, aktoren Egla Ceno.

Eglën e kam pasur katër vjet shoqe klase. Ashtu vendosi të ndiqte strategjinë e lojës së saj. Nuk e di nëse ka qenë lojë, apo ashtu është realisht, por në shumë gjëra më ka surprizuar. E di që do e bëni lajm nëpër portale. Ajo e fitoi lojën, por profilin tonë të aktorëve më mirë e nxori Juli. Për mua ai është fituesi”, u shpreh ai.

- Advertisement -

Egla në ndërkohë ia ktheu përmes rrjeteve sociale, teksa tha: ”Burrat i shohin gratë si mbretëresha, princesha, muza, kuzhiniere, shtëpiake, nëna, bija, dashnore. Vetëm si gra nuk i shohin kurrë! Duhet të jetë shumë e vështirë për ta, prandaj me sa duket nuk bëjnë me faj njëri-tjetrin kur përdorin fjalë denigruese ndaj një gruaje”.

E njëjta mes tjerash shtoi: ““Më ka surprizuar! Nuk them për mirë apo për keq se do bëhet lajm portalesh, por më ka surprizuar ”.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock