fbpx
Ad imageAd image

Filmi i regjisorit Robert Budina fiton çmimin “Film Press Award” në Gjermani

Blloku min lexim

Filmi “Pikë uji” i regjisorit Robert Budina fitoi çmimin “Film Press Award” në “European Work in Progress”, Këln, Gjermani. Për këtë vlerësim të filmit që është në postproduksion, regjisori Robert Budina shprehet se juria e nderoi përmes shumë projektesh të tjera. “Na nderoi përmes dhjetëra projektesh shumë cilësore. Mënyra më mirë për ta sjellë këtë film në jetë. Tani sfidat e vërteta, na presin”, shprehet regjisori Budina në rrjete sociale.

Vlerësimi për këtë projekt kinematografik të regjisorit Robert Budina është publikuar dhe në faqen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Filmi “Pikë uji” që është xhiruar dhe tashmë është në fazën e postproduksioni ka në qendër Aidën 45 vjeçe, e cila ndodhet në kulmin e karrierës, kur i biri adoleshent Marku 16 vjeç rrezikon dënimin me burg, për dhunimin e një shoqeje të klasës.

- Advertisement -

Ajo do të përdorë të gjitha mjetet për liruar të birin nga akuzat, derisa zbulon një të vërtetë të hidhur, me të cilën duhet të përballet. Juria ndërkombëtare ka marrë në shqyrtim 30 filma, ndërsa në Këln u takuan 250 profesionistë të industrisë së filmbërjes për të parë filmat që do të shfaqen së shpejti dhe për të shkëmbyer ide.

- Advertisement -

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock