Në festivalin e madh “Sunny Hill” që u mbajt në Prishtinë, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, përjetoi një incident të pazakontë që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe mediave.
Gjatë performancës së saj, një fans e gjuajti me një bluzë në skenë, një situatë që ajo e menaxhoi me elegancë dhe humor.
Bebe Rexha, e cila ka pasur disa eksperienca të këqija ndër vite ku fansat e kanë gjuajtur me telefona ose gjësende të tjera, ka qenë shpesh e detyruar të ndërpresë performancat e saj dhe të largojë fansat nga koncerti. Megjithatë, këtë herë, situata mori një kthesë pozitive. Sigurimi në skenë menjëherë ndërhyri për të larguar fansin që kishte hedhur bluzën, por Bebe Rexha u tregua e qetë dhe e ndjeshme. Duke folur në shqip, ajo i tha sigurimit: “Lëre lëre, është vetëm një bluzë”, duke treguar një kuptim dhe ndjeshmëri të veçantë ndaj fansave të saj.
Në vend që të krijonte një situatë të tensionuar, Bebe Rexha e mori bluzën në dorë dhe bëri një pozë para publikut, duke e kthyer incidentin në një moment argëtues dhe të paharrueshëm për të gjithë të pranishmit. Ky gjest i saj u prit me brohoritje dhe duartrokitje nga publiku, duke treguar lidhjen e veçantë që ajo ka me fansat e saj.
Bebe Rexha përndryshe pati një performancë të zjarrtë mbrëmjen e së enjtes në festivalin “Sunny Hill”, duke lënë gjurmë me vizitën e saj në Kosovë