Është përcjellë për në banesën e fundit polici kosovar i vrarë nga Serbët, Afrim Bunjaku. E gjithë Kosova dhe Shqipëria ndjejnë dhimbje për këtë tragjedi, por ata që po vuajnë më së shumti janë familjarët e viktimë.
Vajza e policit, Arbenita, ka mbajtur një fjalë të shkurtër në akademinë përkujtimore në nderim të policit që u vra dje në veri të vendit.
Arbenita nën lot ka thënë se është krenare me babanë e saj, ashtu si e tërë Kosova. Ndërsa mes dhimbjesh tregoi sa keq ndihet që nuk do ta shohë më babain e saj në shtëpi.
“Heroi babai im, sa vështirë e kam të shkruaj për ty. Ikja jote babi na la me mall të madh në zemrat tona. Nuk e di se si jetoj unë pa ty. Si jetoj unë pa heroin tim. Hyra brenda në shtëpi dhe ty nuk të pashë. Vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush.
Të gjitha na mësove, por si të jetojmë pa ty asnjëherë. Ti ishe njeri i dashur, për familjen, shoqërinë, ashtu edhe për punën. E flijove jetën për liri, për këtë vend, që ne dhe Kosova dhe Kosova të jemi krenarë me ty. Të premtoj babi që do të jem gjithë krenar me ty. Do të ndjekim rrugën tënde”, u shpreh ajo mes lotësh.