Prime i së dielës në “Love Island” duket se nuk ka qenë aspak i lehte emocionalisht për Uedën. Pas përfundimit të spektaklit, ajo ka qëndruar vetëm në një cep të vilës dhe ka qarë.
Në atë moment, ka qenë Aleksandro ai që e pa dhe iku drejt saj për t’i qëndruar pranë.
Ueda u shpreh se ndihet fajtore që e zgjodhi Emiljano pasi mendon që është dukur sikur s’ka interes për Aleksandros. Ajo tha se ka ndjenjën e fajit për fjalët që ka thënë ndaj ish-partnerit të saj.
“Mua nuk më interesojnë opinionet e askujt këtu, unë të dua vetëm ty”, i tha Aleksandros.
“Ndoshta dhe Emiljano po ndihet keq tani sepse unë s’po i flas fare. Nuk e kuptoj pse dukemi fallco nga njerëzit”, u shpreh Ueda e prekur.