fbpx
Ad imageAd image

Capital T ka një surprizë për fansat: Do t’i përfshijë në…

Blloku min lexim

Capital T është një ndër artistët më të preferuar e më të njohur të momentit. Këtë sezon veror ai ka qenë mjaft aktiv me projekte të reja muzikore por ai që kulmoi ishte konceri i tij madhështor në Kosovë.

Artisti mblodhi disa prej emrave më të njohur të muzikës si dhe yllin me famë botërore, Akon për të performuar në koncertin e tij “Time Capsule II”. Nëse kishit menduar që Kapo është duke pushuar, e keni gabim pasi vetëm së fundmi, reperi i njohur ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e tij në “broadcast channel“, se pritet të publikojë së shpejti albumin e tij të gjashtë, për të cilin është shprehur se do të jetë legjendar.

- Advertisement -

Shpresoj të jeni duke kaluar mirë sot. Thjesht doja t’ju falenderoja për suportin e vazhdueshëm. Do të thotë shumë për mua. Doja t’ju lajmëroja që albumi numër 6 ka për të qënë legjendar. Mezi po pres ta publikoj që të marr reagimet tuaja nëse ju pëlqen aq shumë sa na pëlqen edhe neve“, u shpreh ai.

Teksa ka falenderuar të gjithë fansat e tij për suportin e treguar gjatë gjithë këtyre viteve, Capital T është shprehur gjithashtu se ka menduar që në albumin e tij të ri të përfshijë edhe fansat e tij.

- Advertisement -

“Kam dëshirë që t’ju përfshij sa më shumë në album ndoshta me ndonjë “livestream” ku iu tregoj këngët. Nuk e di akoma se si por ju jam shumë mirënjohës të gjithëve që ju kam dhe për suportin që më jepni”, tha ai.

Këngëtari ka treguar se ky album, kopertina e të cilit pritet të dalë së shpejti së bashku me datën e publikimit, do të ketë në total 10 bashkëpunime.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock