ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Angelina Jolie akuzon Brad Pitt: “Po përpiqet të më mbyllë gojën”

by BllokuTV
04/08/2024
Reading Time: 2 mins read
378 20
0
Angelina Jolie akuzon Brad Pitt: “Po përpiqet të më mbyllë gojën”

Angelina Jolie po akuzon së fundmi Brad Pitt me pretendimin se ky i fundit po përpiqet ta bëjë të heshtë. Në disa dokumente gjyqësore të dërguara në gjykatë, avokatët e yllit të “Maleficent” pretendojnë se Pitt po e shtyn Jolie drejt nënshkrimit të një marrëveshje heshtjeje, sipas “People”.

Ekipi ligjor i aktores tha se bëhet fjalë për një marrëveshje që e detyron yllin e “Fight Club” të mos zbulojë një informacion, të cilin avokatët e Pitt e kanë cilësuar si “të gjerë dhe ndërhyrës” në një dosje të veçantë.

Çifti, i cili ka qenë i martuar nga viti 2014 deri në vitin 2019, duket se kanë vijuar me betejën ligjore për një kantinë vere franceze të quajtur “Château Miraval”. Në vitin 2022, aktori paditi ish-in e tij për shitjen e aksioneve të saj, duke pretenduar se ajo kishte shkelur një marrëveshje që asnjëri nuk mund ta shiste nëse tjetri nuk e miratonte. Në dokumentet e fundit të gjykatës, avokatët e Jolie pretendojnë se aktorja “nuk po vepronte me keqdashje dhe me qëllim për të lënduar Pitt” kur ajo shiti pjesën e saj të “Miraval” në vitin 2021.

RELATED STORIES

Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

11/05/2026
Djali i të ndjerit Michael Jackson zbulon faktin se pse babai i tij ua mbulonte fytyrat me maska!

Djali i të ndjerit Michael Jackson zbulon faktin se pse babai i tij ua mbulonte fytyrat me maska!

03/06/2026

“Në vend të kësaj, ishte Pitt ai që refuzoi të blinte pjesën e saj, nëse aktorja nuk nënshkruante një marrëveshje prej 8.5 milionë dollarësh, që e detyron atë të heshtë për abuzimet e aktorit,” thonë avokatet e Jolie.

Angelina Jolie akuzon Brad Pitt: “Po përpiqet të më

FOTO: Getty Images

Nga ana tjetër, ekipi ligjor i yllit të “Moneyball” pretendon më tej se “komunikimet e tij private me palët e treta” nuk kanë të bëjnë me mosmarrëveshjet financiare mbi punishten e verës dhe e akuzojnë Jolie-n se po përpiqet që “ta kthejë këtë çështje biznesi në një rigjykim për ish-çiftin.”

Çifti i famshëm u nda në shtator të vitit 2016, pas një udhëtimi familjar me avion nga Franca në Los Angeles, ku Angelina pretendonte se Pitt ushtroi dhunë fizike ndaj saj dhe fëmijëve.

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro