Një analizë e kryer nga kompania “Arcadia” ka zbuluar një sërë tendencash sociale që kanë tërhequr vëmendjen e italianëve në internet, sipas së përditshmes italiane “Panorama”.
Duke u thelluar në të dhënat e saj, tre temat që përfshinë më shumë rrjetet sociale online dhe diskutimet ishin “paga minimale”, “Shqipëria” dhe “fatura”.
Duke shqyrtuar shifrat, në një studim të kryer nga ”Arcadia” me ndihmën e platformave dëgjimore “Live Insights Blogmeter” dhe “Fanpage Karma”, është e dukshme se tema e “pagës minimale” ka arritur një rekord të padiskutueshëm duke grumbulluar gjithsej 32 630 përmendje gjatë tre javëve të para të gushtit.
”Shqipëria” zuri vendin e dytë, me 28 890 përmendje duke u pozicionuar shumë pranë vendit të parë.
Por, vera nuk u kufizua në këto dy tema. Fjala ”akcizë” fitoi një vend të tretë të respektueshëm, me 23 130 përmendje, e ndjekur nga fjala ”faturë” me 15 180.
Ajo që është shfaqur dukshëm është se fotot e faturave të bareve dhe restoranteve kanë gjeneruar interes të madh duke ndezur diskutime të gjalla në mediet sociale.
Shuma totale e reagimeve ka kaluar shifrën 14 milionë, çka nënvizon përfshirjen aktive të komunitetit online.