fbpx
Ad imageAd image

“Ai ndodhet ende në koma”, Rezart Veleshnja ka një këshillë për të gjithë ata që përdorin skuterët elektrik

Blloku min lexim

Skuterët elektrik janë një nga mjetet që po përdoren më shumë për të lëvizur nga të gjitha moshat. Por, jo në pak raste ata janë kthyer në burim aksidentit dhe shpesh herë përdoruesit e tyre kanë marrë dëmtime të rënda.

- Advertisement -

Një rast të tillë na sjell në vëmendje  Aktori Rezart Veleshnja, i cili  i ka bërë ditën e sotme një thirrje të gjithë atyre. Në një postim në rrjetet sociale, Velshnja shprehet se njerëzit duhet të përdorin gjithmonë helmetat për t’u mbrojtur, ndërsa sjell rastin e një miku të tij, i cili për shkak të aksidentimit me këtë mjet, ndodhet ende në koma.

 “Ne gjithmonë dimë vetëm të shajmë. Po kësaj radhe, unë them që t’i them edhe të mirat se po i the të mirat, motivohen më shumë.

- Advertisement -

Kam parë shumë njerëz me monopat sot që mbanin, skafandër, ose helmetat në kokë, që është shumë gjë e mirë, se konkretisht një miku im, i cili është aksidentuar në Sarandë me një monopat, sot që flasim bashkë është akoma në koma.

Pra që do të thotë, kjo masë e marrë nga policia, nuk është për të vënë gjoba por për të mirën e vendit. Kështu që në këto raste ne duhet vërtet t’i falenderojmë, pasi kur ne na bie vërtet rasti dhe e kemi vetë fatkeqsinë në derë, atëherë e kuptojmë të mirën që na vjen dhe nuk e përkthejmë ashtu siç gjithmonë na vjen për keq. Dhe në rastin konkret, është vërtet për t’u falenderuar policia rrugore. Dhe nuk e di po ky komandanti i ri, mos gaboj e ka emrin Besmir Qibini, dua ta falenderoj jashtë mase vetëm për punën që ka bërë. Sinqerisht nëse vazhdon kështu, do jemi vërtet si Europa“, shprehet aktori.

- Advertisement -

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock